7 të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
Shtatë persona u vranë në një sulm në një xhami në provincën Herat të Afganistanit, vonë më 29 prill.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Mateen Qani tha se “një person i panjohur i armatosur qëlloi mbi besimtarët civilë në një xhami” në rrethin Guzara të provincës Herat të hënën rreth orës 21:00.
Në mesin e personave të vdekur janë imami i xhamisë, një fëmijë dhe pesë besimtarë të rritur, sipas raportimeve.
Vendasit thanë se xhamia i shërbente komunitetit pakicë shiit.
Ndryshe prej zyrtarëve, ata thanë se një grup prej tre personash të armatosur organizuan sulmin.
“Një prej tyre ishte jashtë dhe dy prej tyre erdhën brenda xhamisë, duke qëlluar besimtarët”, tha 60-vjeçari Ibrahim Akhlaqi, vëllai i imamit të vrarë.
“Ishte në mes të lutjeve”, tha ai.
“Kushdo që ishte në xhami ose ka vdekur ose është plagosur”, shtoi 23-vjeçari Sayed Murtaza Hussaini.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet