Çfarë dihet nga vrasja e 4 oficerëve të policisë në SHBA

30 Prill 2024 | 13:34

Katër oficerë të forcave të rendit janë qëlluar për vdekje në Shtetet e Bashkuara gjatë një operacioni në Sharlot të Karolinës së Veriut.

Sipas mediave amerikane, katër agjentë të tjerë mbetën të plagosur në të njëjtin operacion, për shkak të rezistencës së dy të dyshuarve.

Të paktën njëri prej këtyre të fundit u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë ku u verifikua shkëmbimi i zjarrit, që zgjati rreth tre orë.

Bëhet fjalë për një ndër sulmet më fatale ndaj forcave amerikane të rendit në dekada. Oficerët e vrarë ishin pjesë e një grupi të posaçëm të sherifëve federalë që po zbatonin një urdhër-arrest ndaj një krimineli të kërkuar për armëmbajtje pa leje.

Ishte vetë i kërkuari që hapi zjarr në oborrin e banesës, por u neutralizua nga agjentët që iu përgjigjën zjarrit. Por një tjetër person qëlloi me armë automatike ndaj tyre nga brenda shtëpisë.

Të shtënat u dëgjuan për më shumë se dy orë që nga fillimi i sulmit, që ndodhi në një zonë të banuar në lindje të qytetit.

“Sot humbëm një grup heronjsh që po bënin detyrën për të ruajtur sigurinë e komunitetit”, deklaroi shefi i policisë lokale, Johnny Jennings, i cili shtoi se ishte sulmi më i rëndë ndaj oficerëve të policisë që kishte parë në karrierën e tij 30-vjeçare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka parë letrën e homologut të tij Volodymyr Zelensky, në të cilën ai propozonte një takim për t’i dhënë fund luftës....
17:47 | 05/06/2026

CENTCOM mohon pretendimet: Forcat iraniane nuk sulmuan ndaj anijeve luftarake të Marinës Amerikane

Ushtria amerikane ka mohuar një pretendim të marinës iraniane se ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese pranë dy shkatërruesve amerikanë në Gjirin e Omanit. “Forcat...
17:33 | 05/06/2026

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Africa CDC nisën të premten një plan të përbashkët reagimi ndaj shpërthimit të Ebolës, duke kërkuar 518 milionë dollarë për...
17:33 | 05/06/2026