Përmbytjet në Kenia, të mbijetuarit kërkojnë të dashurit ndërsa urdhërohet evakuimi
Shteti i Kenias është prekur kohët e fundit nga përmbytje masive.
Sipas mediave të huaja, kenianasve që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet ose rrëshqitjet e dheut, do t’u kërkohet të evakuohen të mërkurën, tha presidenti i vendit.
William Ruto po fliste në Mai Mahiu, në veri të Nairobit, ku një rezervuar i tejmbushur ka zhdukur shumë shtëpi dhe ka përfshirë dhjetëra njerëz, mes të cilëve edhe të vdekur.
Kjo nuk është “kohë për hamendje”, tha ai, duke vënë në dukje parashikimin për më shumë shira të dendur.
“Mundësia e përmbytjeve dhe njerëzve që të humbasin jetën është reale”, shtoi ai.
Megjithëse nuk u dha një numër përfundimtar, një urdhër evakuimi i kësaj shkalle ka të ngjarë të synojë mijëra njerëz.
Sezoni i shirave ka qenë ekstra ndëshkues këtë vit, dhe javë të tëra përmbytjesh kanë vrarë të paktën 170 njerëz.
Por fatkeqësia në Mai Mahiu ka qenë më katastrofike deri më tani. Realiteti ende po ‘zhytet’ për ata që kishin shpresuar se të dashurit e tyre të zhdukur kishin mbijetuar.
“Vëllai im ishte në të 70-at kur vdiq pasi u la”, tha 62-vjeçarja Nancy Wanjiku për BBC.
Ajo na foli ulur mbi rrënojat e asaj që dikur ishte shtëpia e prindërve të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi