Universiteti francez refuzon kërkesën për të rishqyrtuar lidhjet me Izraelin
Universiteti i Parisit i Sian Pau ka hedhur poshtë kërkesat e protestuesve për të krijuar një grup pune për të rishikuar marrëdhëniet me universitetet izraelite, u tha gazetarëve sot ushtruesi i detyrës së drejtorit të universitetit, Jean Basseres, pas një takimi me studentët dhe stafin.
Takimi ishte një nga kushtet javën e kaluar që studentët të ndalonin përkohësisht protestat e tyre për luftën në Gaza, raportoi Reuters.
“U bëj thirrje të gjithëve që të tregojnë përgjegjësi”, tha ai, duke u kërkuar të lejojnë vazhdimin e periudhës së provimeve.
Universiteti elitar i shkencave politike do të punojë mbi mënyrën më të mirë për të organizuar një debat të brendshëm mbi çështjet kyçe, tha ai.
Studentët në disa universitete franceze, duke përfshirë Sians-Po-Paris, Sians-Po-Lille dhe Universitetin e Gazetarisë në Lille, bllokuan ose pushtuan fakultetet e tyre pas protestave të organizuara në kampuset në të gjithë SHBA-në kundër konfliktit në Gaza.
Policia franceze shpërndau të hënën dhjetëra protestues që kishin ngritur tenda në oborrin e Universitetit të Sorbonës në Paris.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar