“Pagesat për tatimet”/Drejtuesi i autoshkollës:Kërkojnë 720 mijë lekë me ligjin e ri
Ankesat që vijnë nga të vetëpunësuarit këtë periudhë nuk kanë të ndalur. E radhës është ajo e një drejtuesi autoshkolle në Elbasan, i cili thotë së tatimet i kërkojnë 720 mijë lekë.
Alim Lulaj, drejtues i një autoshkolle në Elbasan, ka marrë një mesazh nga Tatimet, ku i thuhet se duhet të paguajë 720 mijë lekë. Ligji i ri për tatimin e të ardhurave personale e ka përcaktuar biznesin e tij si pjesë e profesioneve të lira që u futën në skemën tatimore këtë vit.
“Ne nuk duhej të përfshiheshim tek bizneset e lira. Ne nuk na kane njoftuar se do te përfshihemi ketu, dhe ne e kemi fjet mendjen dhe nuk kemi shkarkuar shpenzime karburanti. Na janë njohur si shpenzime vetem rrogat dhe siguracionet. Duke u bërë një llogaritje e tillë nga ekonomistet ne dalim me fitim maksimal, pothuajse na del fitim e gjithe xhiro. ne e kemi pat tatimin e fitimit zero deri ne virtin 2029, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ne kemi qenë në qetësi absolute dhe nuk bënin asnjëlloj llogaritje”- u shpreh Alim Lulaj.
Kostos së shtuar nga Tatimi, këtë vit i shtohet dhe interesi i ulët i kursantëve për të marrë leje drejtimi.
“Në vitin 2023 pati një fluks kursantesh nga fillimi i Shkurtit deri ne fund te Prillit, dhe kjo qe një fluks fiktiv, i detyruar nga ngritja e çmimit. Unë si autoshkollë asnjëherë nuk kam deklaruar 280 kursante ne vit, vjet i pata 280. Dhe nga statistikat vetëm në drejtorinë e Elbasanit vjet në Maj të 2023 ishin 8800 kursante te regjistuar, sivjet 4300 kursante, dhe sot qe flasim bashke autoshkollat nuk kane të regjistruar as 5% të kursanteve te 2023, kjo qe një hëngre ne besë”-tha Kryetar i Shoqatës Autoshkollave Elbasan Lulaj.
Kjo situatë mund të çojë në mbylljen e biznesit, të cilin Lulaj e ka mbajtur për 30 vjet, ndërkohë që nuk janë vetëm drejtuesit e autoshkollave, ata që po ankohen këtë periudhë për fashat e reja tatimore, por edhe 29 mijë të vetëpunësuar të tjerë në profesione të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet