U gjetën të vdekur dhe me shenja dhune brenda banesës, kush janë viktimat në Dropull

2 Maj 2024 | 11:23

Euronews Albania ka siguruar emrat e dy viktimave që u gjetën me shenja dhuna brenda banesës së tyre në fshatin Bodrisht të Dropullit.

Bëhet me dije se ata janë çifti bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe.

Sipas policisë në trupin e viktimave janë konstatuar dhenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Ajo që shqetëson autoritetet është fakti se në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur thyerje të xhamave, apo dyerve, dëshmi që lë të hapur mundësinë që krim të jetë kryer nga një i njohur apo i afërm i çiftit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026