‘Destiny’s Child’ në ankand, veshjet e ish-grupit muzikor në shitje, në ndihmë të artistëve të prekur nga COVID

30 Mars 2021 | 12:27

Veshjet e përdorura nga ish grupi i famshëm i pop ‘Destiny’s Child’ pritet të dalin në ankand gjatë muajit qershor së bashku me një sërë sendesh të përdorura edhe nga këngëtaret Lady Gaga, Whitney Huston dhe Cher.

Shtëpia e Ankandit ‘Julien’ bëri me dije  se bëhet fjalë për  më shumë se 100 kostume të veshura nga pjesëtaret e grupit, Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams të përdorura në kulmin e famës së tyre në vitet 1990 -2000.

Veshjet përfshijnë kostume lëkure prej ari të veshura nga tre këngëtarët gjatë një homazhi televiziv për Diana Ross në vitin 2000, e po ashtu edhe rrobat prej lëkure të kuqe dhe argjendi  të përdorura për këngën e tyre “Independent Women Part 1”, kënga kryesore për filmin e vitit 2000 “Charlie’s Angels”. Dhjetëra kostume, shumica e të cilave u krijuan nga nëna e Beyonce, pritet të kapin shifrën midis 600 dhe 10.000 dollarë në ankandin treditor në Beverly Hills në 11-13 qershor.

Veshjet u dhuruan nga familjet e këngëtarëve të ‘Destiny’s Child’ pasi kaluan vite në depo. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për ‘MusiCares’, ndihmë kushtuar për muzikantët që po përballen me pasojat e pandemisë.

Artikuj të tjerë në shitje në qershor përfshijnë një fustan prej ari Atelier Versace të veshur nga e ndjera Whitney Houston për një performancë në Paris në korrik 1998 (vlerësuar në 20.000 – 30.000 $) dhe xhaketa  e veshur nga Cher në 1989 në videon muzikore “If I Could Turn Back Time”, që u shit për herë të fundit në ankand pesë vjet më parë për 60.000 dollarë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026