Basha flet nëse do të ulet në bisedime me PS për zgjatjen e mandatit të SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me kërkesën e kreut të SPAK Altin Dumani për lejimin e rikandidmit për një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK.
Basha u pyet nëse do të ulej në tryezë me socialistët për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të posaçëm.
Kreu i PD theksoi se e mbështet fuqimisht SPAK-un dhe zgjatjen e mandatit të tij. Ai shtoi se nëse PS do ta përdorë zgjatjen e mandatit të SPAK si çengel për të realizuar ndryshime të tjera kushtetuese, atëherë “dera e PD do të jetë e mbyllur”.
“Të zgjasësh mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS. Është një ndryshim i thjeshtë në Kushtetutë. Nëse kjo do të përdoret si një vegël për të hapur Kushtetutën për ndryshime të tjera për llogari të PS, sigurisht që do ta refuzojmë si një manovër të ulët politike.
Ndaj ne kemi ndjekur një rrugë tjetër. Bëjmë propozimet, i publikojmë dhe i dërgojmë në parlament. Në paketën që kemi dërguar janë të gjithë propozimet për të mbështetur SPAK, aty i kanë t’i marrin dhe t’i votojnë. Nëse kanë vullnet që të zgjaten mandatet e prokurorëve, jemi të hapur ta bëjmë këtë gjë. Nëse duan të përdorin si çengel për të hapur të tjera gjëra siç bënë në 2020 për Reformën Zgjedhore, atëhere te PD, derën e kanë të mbyllur”, tha Basha.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset