Cameron: Ukraina mund të përdorë armë britanike brenda Rusisë. Moska: E rrezikshme!

3 Maj 2024 | 14:41

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron ka thënë se i takon Ukrainës të vendosë se si të përdorë armët britanike dhe këmbënguli se ajo ka të drejtë të godasë objektivat në territorin rus.

Sipas mediave të huaja, komentet Cameron i bëri gjatë një vizite në Kiev, ku tha se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 3 miliardë paund (3.75 miliardë dollarë) në vit për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ashtu si Rusia po godet brenda Ukrainës, ju mund ta kuptoni plotësisht pse Ukraina ndjen nevojën për t’u siguruar që po mbrohet,” tha Lord Cameron.

Rusia dënoi atë që e quajti “një deklaratë tjetër shumë e rrezikshme”.

“Ky është një përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tensionit rreth konfliktit të Ukrainës, i cili potencialisht do të përbënte një kërcënim për sigurinë evropiane”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

SHBA thuhet se i ka kërkuar Ukrainës që të ndalojë sulmet e saj ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nga frika se mund të provokojë një përshkallëzim në konflikt.

Peskov gjithashtu sulmoi presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tha këtë javë se Perëndimi “në mënyrë legjitime”do të duhej të konsideronte nëse do të dërgonte trupa tokësore në Ukrainë “nëse rusët do të kalonin vijën e frontit, nëse do të kishte një kërkesë ukrainase”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026

Kremlini: Rusia do të përfaqësohet në nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA

Rusia patjetër do të marrë pjesë në një nivel të lartë në samitin e G20 në SHBA, tha zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov. “Sidoqoftë,...
13:42 | 22/07/2026

Çfarë është Mali Kazmë, objekti sekret i Iranit që Trump thotë se SHBA-të do ta sulmojnë shumë shpejt?

Presidenti Donald Trump vazhdon të pretendojë se SHBA-të do të sulmojnë Malin Kaksa të Iranit, duke e kthyer vëmendjen te vendi i dyshuar bërthamor nëntokësor,...
13:27 | 22/07/2026