Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar

22 Korrik 2026 | 14:23

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të policisë përgjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur në total 4 255 masa administrative për shkelje të ndryshme, si dhe janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve udhëtonin në gjendje të dehur dhe 2 pa leje drejtimi.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, ku në akset nacionale janë ndëshkuar 1 331 shoferë. Ndërkohë, në zonat urbane janë vendosur 1 530 gjoba për parkime të gabuara, me mjetet ngritëse të Policisë që kanë larguar automjetet e bllokuara në korsitë e dedikuara dhe trotuare.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjithë vendin, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në akset rrugore, me qëllim parandalimin e sjelljeve të rrezikshme në timon dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Si rezultat i kontrolleve, janë vendosur 4 255 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë arrestuar 8 drejtues automjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim pa leje drejtimi.

Gjatë monitorimeve janë evidentuar raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, parkimeve të gabuara dhe shkeljeve të tjera që cenojnë sigurinë rrugore.

Në zonat urbane janë vendosur 1 530 masa administrative për parkime të gabuara, ndërsa me përdorimin e mjeteve ngritëse të Policisë së Shtetit janë larguar automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara dhe në trotuare, të cilat pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në akset rrugore nacionale janë vendosur 1 331 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, një nga faktorët kryesorë që ndikon në rëndimin e pasojave të aksidenteve rrugore.

Gjithashtu, janë ndëshkuar:

332 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

126 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit;

66 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;

166 drejtues për parakalime të gabuara;

27 drejtues për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

11 drejtues për zhurma dhe manovra të rrezikshme në qendrat urbane;

494 drejtues për shkelje të tjera të evidentuara gjatë monitorimeve.

Drejtoria e Policisë Rrugore, duke marrë në konsideratë fluksin e shtuar të qarkullimit gjatë fundjavës drejt zonave bregdetare dhe turistike, ka shtuar prezencën e shërbimeve në terren, patrullimet në akset kombëtare dhe monitorimet me mjete inteligjente.

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin çdo sjellje që rrezikon jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Shpejtësia, alkooli dhe sjelljet e pakujdesshme në timon rrezikojnë jetën. Parandalimi nis nga secili prej nesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimet e qeverisë, Lamallari: U miratua paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri Brendshëm, Besfort Lamallari kanë zbuluar këtë të mërkurë vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Nufi gjatë...
14:18 | 22/07/2026

Rrezikuan të mbyteshin gjatë stuhisë në Jalë, shpëtohen 5 anëtarët e një familjeje

Policia Kufitare e Himarës mbrëmjen e djeshme u ka ardhur në ndihmë pesë anëtarëve të një familjeje, të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në det...
14:10 | 22/07/2026

E rëndë në Ksamil, gjendet trupi i pajetë i një peshkatari. Detajet e para (VIDEO)

Një peshkatar 61-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Ksamil. Policia bën me dije se trupi i viktimës u konstatua përballë Ishujve të Ksamilit....
13:37 | 22/07/2026