Dita Botërore e Lirisë së Medias, ekspozitë me gazeta e revista në Gjirokastër

3 Maj 2024 | 16:18

Në Ditën Botërore të Lirisë së shtypit biblioteka “Apostol Meksi” në qytetin e Gjirokastrës ka çelur një ekspozitë në të cilën u prezantuan gazeta, revista dhe botime të ndryshme kushtuar gazetarisë dhe medias.

Përgjatë ekspozitës vizitorët morën informacion për ecurinë e medias lokale në vite në Gjirokastër me tituj të tillë si “Demokratia”, “Përpjekja shqiptare” apo “Pararoja”, “Java”, “Dita jug”, etj.

“Kjo bëhet për shkak të shumëllojshmërisë së madhe që kemi në bibliotekën tonë, gazetave të ndryshme duke nisur që nga gazetat kombëtare të viteve të hershme  nga 1911  dhe  gjatë luftës, dhe në këtë ekspozitë ne gjithashtu kemi paraqitur edhe botime të ndryshme në të cilat tregohet historia  e gazetarisë, metoda të ndryshme të  gazetarisë, të cilat  i vijnë në ndihmë gazetarëve të rinj”, tha Alban Matushi, drejtor i Bibliotekës.

Fondi i gazetave, revistave dhe periodikëve të ndryshëm zë një vend të konsiderueshëm në bibliotekën e qytetit të Gjirokastrës. Ky fond titujsh vazhdon të shfrytëzohet dhe të tërheqë intelektualët, studiuesit dhe personat e apasionuar për median e shkruar

“Është një pjesë e rëndësishme e fondit  të bibliotekës dhe ka një interes shumë të madh  sidomos nga studiuesit  gazetat e vjetra kombëtare,  në të cilat mund të përmend “Lirija e Shqipërisë” apo  “Hylli i dritës” apo “Vatra”, “Dituria” etj., por në këtë fond ka edhe gazetari të Gjirokastrës  ku mund të përmendim “Përpjekja  shqiptare” apo edhe “Demokratia”, u shpreh ai.

Media dhe veçanërisht gazetaria e shkruar ka një traditë të veçantë në Gjirokastër me emra publicistësh, të cilët kanë spikatur në historikun e shtypit shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026