Lufta në Ukrainë, Rusia: Kemi pushtuar një qytet në rajonin e Donjeckut

5 Maj 2024 | 15:04

Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë.

Ukraina ende nuk ka komentuar për pretendimin e Rusisë të bërë më 5 maj se ka marrë kontrollin e Oçeretjnes.

Nëse konfirmohet, atëherë ky do të ishte në vazhdën e kthimeve prapa që Ukraina ka bërë në fushëbetejë së fundi, teksa forcat ukrainase, të cilat po luftojnë kundër pushtimit që Rusia nisi më 2022, janë duke u përballur me mungesë të ushtarëve dhe municioneve.

Në buletinin ditor informues, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat nga grupi i komandës qendrore morën nën kontroll qytetin. Megjithatë, kjo ministri nuk dha më shumë detaje.

Në Oçeretjne, trupat ruse arritën të depërtonin përmes vijave të mbrojtjes së Ukrainës, pasi sipas vëzhguesve, Kievi bëri një rotacion të dështuar të ushtarëve, ku përfshiheshin edhe njësi që për një kohë të gjatë kanë qenë aktivë në fushëbetejë.

Që nga 22 prilli, sipas të dhënave, forcat ruse kanë përparuar drejt perëndimit dhe veriut të këtij qyteti.

Zyrtarët ukrainas janë kritikuar për mosgërmimin e llogoreve dhe ndërtimin e fortifikimeve mbrojtëse shumë më shpejt.

Muajin e kaluar, Kongresi amerikan miratoi ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarësh. Por, do të duhet kohë që armët, municionet, makinat ushtarake dhe pajisjet e tjera të arrijnë në fushëbetejë.

Në Uashington, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se Rusia pritet që të bëjë përparime të reja “në periudhën e ardhshme”.

Por, më 4 maj, ai tha për Financial Times se Kievi po ashtu do të ketë kapacitete që të “mbajë vijën e frontit dhe të sigurohet që t’iu bëjë ballë sulmeve ruse” gjatë vitit 2024, shkruan REL.

Ukraina, sipas tij, “synon të lëvizë drejt rimarrjes së territorit që kanë pushtuar rusët”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026