Dy rusë ndalohen në Jarinjë pasi nuk kishin viza

6 Maj 2024 | 13:14

Një burrë dhe një grua me pasaporta të Rusisë u ndaluan në pikën kufitare të Jarinjës – pjesa veriore e Kosovës – pasi nuk kishin viza të Kosovës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se ata u ndaluan mbrëmjen e së dielës.

Sipas njoftimit, ata kanë thënë se kanë ardhur nga Nishi i Serbisë. Dyshimet janë se kanë kaluar nëpër rrugë ilegale.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor. Rasti u iniciua si “kalim ilegal i kufirit”.

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë. Ky vendim është marrë nga viti 2022.

Deri atëherë, qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u është lejuar hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës pa vizë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026