Kryeministri i Sllovakisë jep dorëheqjen pas skandalit me vaksinat ruse Sputnik V

30 Mars 2021 | 16:32

Kryeministri i Sllovakisë Igor Matoviç i ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen presidentes së vendit pas krizës politike në vend.

Të dielën kryeministri Matoviç njoftoi se do të tërhiqej nga posti i tij pas një skandali si pasojë e zbulimit të një marrëveshjeje për të blerë vaksinën ruse Sputik V të coronavirusit.

Kriza shpërtheu pasi u zbulua një marrëveshje sekrete që përfshinte blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës ruse.

Sllovakia është një anëtare e Bashkimit Europian, dhe unioni ende nuk e ka autorizuar përdorimin e vaksinës Sputik V për shtetet anëtare, megjithatë Igor Matoviç, mbrojti blerjen e vaksinës, duke thënë se kjo do të përshpejtonte programin e vaksinimit në një nga vendet më të goditura në BE.

Të paktën gjashtë anëtarë të kabinetit tashmë kishin dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

Matoviç më herët kishte propozuar ndërrimin e posteve me ministrin e financave, por qeveria tha të martën se ai ishte “tërhequr nga kërkesat e tij”.

Qeveria sllovake konfirmoi se presidentja sllovake e kishte pranuar dorëheqjen e kryeministrit Matoviç.

“Presidentja Çaputová do të pranojë dorëheqjen e Kryeministrit Igor Matović,” lexonte deklarata.

 

Lexoni gjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026