Shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin e lindjes

28 Janar 2020 | 09:44

Më 28 janar të vitit 1936 lindi shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar Ismail Kadare. Një kandidat i përhershëm për çmimin “Nobel” në letërsi dhe laureat i dhjetëra çmimeve të tjera të mëdha ndërkombëtare, Kadare cilësohet një ndër shqiptarët më të famshëm sot në botë.

Vepra e tij është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Kadare mbetet shkrimtari më i dashur dhe më me influencë në Shqipëri edhe pse prej 30 vjetësh ai jeton në Paris të Francës. Me rastin e 84 vjetorit të tij, Shqipëria do të organizojë disa aktivitete, ndër të cilat edhe një ekspozitë letrare me veprat e tij më të popullarizuara.

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës.

Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Shkrimtari i lindur në Gjirokastër Ismail Kadare konsiderohet nga disa si një nga kolosët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmi.

Edhe pse sot 84 vjeç, Ismail Kadare vijon të jetë aktiv në veprimtarinë e tij letrare. Ai është nderuar në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare është vlerësuar edhe në vitin 2017 me titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit të Nderit”, ndërsa sot, ai renditet në mesin e mbi 200 personaliteteve botërore, të cilët kanë marrë vlerësim dhe  janë çmuar nga shteti i Francës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026