Aktivisti rus kundër luftës dënohet me pesë vjet burgim

7 Maj 2024 | 12:21

Një gjykatë ushtarake në qytetin rus, Samara, dënoi më pesë vjet burgim aktivistin kundër luftës, Andrei Boyarshinov nga rajoni i Tatarstanit.

Boyarshinov u dënua më 7 maj nën akuzat për justifikim të terrorizmit dhe thirrjeve për terrorizëm.

Akuzat erdhën pas postimeve në internet që Boyarshinov bëri në vitin 2022 në mbështetje të tubimeve në qytetin e Kazanit për protesta kundër pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Boyarshinov u arrestua më shumë se dy vjet më parë.

Vitin e kaluar, grupi i të drejtave të njeriut, Memorial, e njohu atë si të burgosur politik.

Dhjetëra grupe për të drejtat e njeriut, organizata bamirëse dhe organizata të tjera joqeveritare në vjetët e fundit janë shpallur “agjentë të huaj” apo janë shpallur të paligjshme si “organizata të padëshirueshme”.

Shumë prej tyre janë mbyllur.

Në dhjetor të vitit 2021, një gjykatë në Moskë urdhëroi mbylljen e Memorialit, një prej organizatave më të vjetra dhe më të njohura për të drejtat e njeriut në Rusi.

Disa muaj pas vendimit të gjykatës në Moskë, kjo organizatë më 2022 fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Bashkëudhëheqësi i organizatës, Oleg Orlov, 70 vjeç, në muajin shkurt u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për shkak të kritikave ndaj luftës në Ukrainë, shkruan REL.

Një tjetër udhëheqës i grupeve për të drejtat e njeriut, Grigory Melkonyants është i burgosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026