Shpopullimi i fshatit Tapi, dikur numëronte mbi 1500 banorë, sot vetëm mosha e tretë
Largimi i të rinjve nga fshatrat është një fenomen që po prek të gjitha zonat e vendit.
Shumica e moshës së aftë për punë po largohen në emigrim, ose po lëvizin drejt qyteteve. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as fshati Tapi në Kuçovë, i cili 10 vite më parë numëronte mbi 1500 banorë, ndërsa sot nuk janë as 1/3 e tyre. Në fshat kanë mbetur vetëm mosha e tretë.
“Fshati Tapi është një fshat që e dëshiron punën, fshatarët janë shume punëtor, shumë dashamirës ndaj punës, shfrytëzojnë të gjitha resurset që kanë por problem i largimit të të rinjve është një fenomen edhe në fshatin tonë”-theksoi Tafil Plaku, kryeplaku i fshatit Tapi.
Bujqësia dhe blegtoria janë mënyrat e vetme për të siguruar jetesën. Edhe ata pak banorë që kanë mbetur, prodhimet që nxjerrin nga fushat, nuk kanë treg se ku ti shesin. Shpopullimi i fshatit dallohet edhe tek numri i nxënësve në shkollë, të cilët numërohen me gishtat e njërës dore.
“Banorët e fshatit e sigurojnë jetesën vetëm nëpërmjet tokës bujqësore që kanë marrë me 7501 edhe janë njerëz shume punëtor por duke ardhur zhvillimi dhe duke u rritur shumë ndikimi i çmimeve të plehrave nuk arrihet ai fitim qe duhet”-tha Tafil Plaku.
“Me bujqësi, me blegtori me të keq prodhimi edhe shitet edhe nuk shitet edhe shkollat janë bërë edhe kopshtet me nga dy kalamaj, edhe shkollat një klasë ka 8 kalamaj, s’ka më kalamaj, është në rrezik mbyllje kjo shkolla, do të mbyllet. Më përpara kanë qenë në dy klasa kur kam qenë unë kanë qenë dy klasa me nga 25 tani kanë ngelur me nja 8 ose në kopsht me nga dy kalamaj nuk furnizohet shkolla.“
“Kushtet janë mizerje në përgjithësi në bujqësi dhe për të tëra dhe ky është kushti i shpopullimit i thënë shkurt dhe shqip
Në fshatin Tapi shihen vetëm rrugë të boshatisura dhe ndërtesa pa banorë, një panoramë trishtuese për këtë zonë, që dikur gumëzhinte nga zhurmat e fëmijëve dhe të rinjve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta