Dueli i titanëve, Real dhe Bayern kërkojnë finalen e Champions League

8 Maj 2024 | 11:28

Sytë e gjithë Evropës janë në Bernabeu aty ku luhet akti i dytë i klasikes mes Realit të Madridit dhe Bayernit, dy skuadra që luftojnë për biletën e mbetur të Ligës së Kampionëve. Pas kualifikimit të Dortmundit tani është radha për 1 tjetër skuadër që do të kompletonte kështu finalen e Londrës.

Në Madrid janë të bindur se kualifikimi është çështje orësh, e në shtëpi askush nuk i mposht, por bavarezët në sezonin e tyre më negativ besojnë se fati do t’i mbështesë. Ndeshja e parë e mbyllur në barazim 2-2 bën që gjithçka të nisë nga 0, e ashtu si në Mynih pritet spektakël i vërtetë.

Madrilenët i gëzohen rikthimit të Carvajal, por Alaba sërish nuk do të jetë pjesë e lojës, ndërsa në kampin gjerman nuk ka asgjë të re, Coman është rikthyer në stërvitje, por nuk është grumbulluar. Fitorja në Madrid është mision i vështirë, për të mos thënë i pamundur e këtë e tregon historia, por dëshira për lavdi mund ta ndryshojë këtë fakt, por galaktikët pak gjasa ka ta lejojnë të ndodhë. Fitimi i një trofeu që për nga numri është i 15-ti do të ishte historik, ndaj Reali do të bëjë gjithçka për ta arritur, por fillimisht i duhet të kapë finalen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026