Taulant Balla thotë se listat e LSI-së në Elbasan fshehin njerëz që kanë probleme me drejtësinë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në një intervistë me gazetaren Ilva Tare se në Elbasan Lëvizja Socialiste për Integrim ka në listën e kandidatëve për deputetë persona që kanë probleme me ligjin.
“[…] në vlerësimin tim lista e LSI-së fsheh njerëz që kanë probleme me drejtësinë, për të cilët unë kam ngritur gishtin, në Cërrik ish-kryetari i Bashkisë është i kallëzuar në SPAK, apo ish-kryetarja e Bashkisë Përrenjas,” – u shpreh Balla duke mos e zgjatur më tej komentin për parti të tjera të opozitës.
I pyetur për vlerësimin e kundërshtarëve politikë, Balla nuk preferoi të komentonte, por këmbënguli se PS do të jetë e suksesshme në zgjedhjet e 25 prillit në Eblasan dhe tha se opozita do të marrë vetëm tre-katër mandate.
“Bashkia e Elbasanit nuk ekziston në listën e Partisë Demokratike, PD do ketë tre apo katër mandate në Elbasan asnjë nga kandidatët e parë nuk do të ketë lidhje me Bashkinë Elbasan,” – u shpreh Balla, duke këmbëngulur për çështje të thjeshtë.
Balla këmbënguli se të gjitha sondazhet nxjerrin PS-në fituese të zgjedhjeve dhe tha se objektivi minimal është marrja e 78 mandateve dhe maksimali 88.
Lexoni gjithashtu:
Balla: Në Elbasan synojmë 9 mandate, Basha e Bardhi po u bëjnë presion kompanive të ndërtimit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.