Gara e Ermir Gjinishit në Elbasan: Pse zgjodha Lëvizjen Socialiste për Integrim
Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Ermir Gjinishi, teksa shpjegoi arsyet që e kanë shtyrë të merret me politikë thotë se ky qark vuan nga problematika të formave të ndryshme.
Sipas tij, në Elbasan mund të gjesh të gjitha dëshmimet e qeverisë aktuale të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
“Qarku i Elbasanit është qarku im, unë aty kam rrënjët e mia historike dhe kulturore. Jam tek habitati im, vendim im dhe rrënjët e mia. Në Elbasan mund t’i gjesh të gjitha dështimet e kësaj qeverie”, tha ai.
Përballë gazetares Ilva Tare, z. Gjinishi u shpreh i trishtuar në lidhje me përbërjen e sotme të Kuvendit të Shqipërisë.
“Unë nuk mund ta duroj dot nivelin e ulët të politik-bërjes në Parlamentin shqiptar. Jam tmerrësisht i prekur kur dëgjoj gjatë këtyre viteve njerëz në parlament, të cilat nuk dinë të lexojnë dhe janë analfabetë, këtë janë politik-bërësit dhe vendosin për fatin e vendit. Nuk ka vlerë asgjë individuale nëse vendi yt nuk shko atje ku duhet. Nuk mund ta ndaj interesin personal me interesin e vendit”, tha ai.
Ai listoi arsyet kryesore, të cilat e kanë bindur që të hyjë dhe të garojë në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e asnjë partie. Unë kam besuar se Edi Rama do ishte kryeministër ndryshe. Pse shkova te LSI? E para, unë mendoj se pluralizmi në një vend demokratik fillon me partitë. LSI është një lëvizje, është parti shumë e hapur dhe në listat tona sheh njerëz të spikatur. Një parti e lidhur me rininë, ndërsa sot ne krizën më të madhe kemi largimin e të rinjve. Unë e shikoj veten mjaft mirë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ermir Gjinishi: Në tetë vite qeverisje të PS-së, Elbasani vetëm kronikë e zezë
- Ermir Gjinishi: LSI lufton për katër mandate në Elbasan
- Ermir Gjinishi: Dy muajt fundit nuk i ndryshojnë gjë tetë viteve qeverisje të PS
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.