Miratimi i Osmanit për presidente, Abdixhiku: Pres që të 15 deputetët e LDK të respektojnë vendimin
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës do të ketë edhe mbështetjen e Lidhjes Demokratike. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.
Ky i fundit theksoi se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së, i votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që të gjithë 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim.
“Pas një diskutimi të hapur, shterës në argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë, bashkërisht, kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e Presidentit të vendit. Që LDK, si gjithherë, do të ushtroj detyrimin e saj kushtetues, e të marrë pjesë në votim për Presidentin e vendit. Ky pra është vendimi i Kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj.
Këtë vendim ua kam komunikuar sot, deputetëve të LDK-së. Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv e të shumicës. Pres nga secili deputet të sillet si institucionalist; dhe nëse ka nevojë të kapërcejë edhe veten”, u shpreh kreu i LDK.
Me herët Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar krerët e subjekteve politike, AAK-ja e PDK-ja të cilët tashmë kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin kandidaturën e zonjës Osmani.
Në pikëpyetje janë dhe 10 votat e listës serbe, pasi ata kane shprehur pakënaqësi me vetëm një post ministri që iu akordua nga Kurti.
Madje ata kane paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West