Protesta kundër masave kufizuese, qytetarët demonstrojnë në disa qytete të Rumanisë, përplasje me policinë

31 Mars 2021 | 08:39

Qytetarët rumunë vijojnë të protestojnë duke kundërshtuar masat anti-COVID.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave të marra, protestuesit u mblodhën për të tretën ditë duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme për të vijuar më pas për në Pallatin Presidencial.

Protestat kanë përfshirë disa qytete rumune.

Ata kërkojnë që maska të mos jetë e detyruar dhe të lehtësohen masat kufizuese të rivendosura ditën e dielë.

Në Craiova, (Rumania Jugperëndimore), protestuesit dogjën fotografitë e kreut të Departamentit për Situatat e Emergjencës.

Në Galati, (Rumania Lindore), ata që dolën në rrugë hodhën gurë dhe fishekzjarre.

Në Pitesti, (Rumania Jugore), u dëgjuan brohoritje ksenofobike dhe brohoritje si “hajdutë” dhe “vrasës”.

Një natë më parë në Bukuresht protestuesit u përplasen me policinë ku kjo e fundit përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmën, dhjetëra njerëz të plagosur dhe qindra të tjerë u arrestuan.

Dymbëdhjetë policë kishin nevojë për ndihmë mjekësore, e pothuajse 200 njerëz u gjobitën.

Drejtuesit e Partisë  të ekstremit të djathtë janë ata që kanë bërë thirrje për protesta të cilëve iu bashkuan edhe  punëtorët e sindikatës së metrosë dhe tifozë futbolli.

Protestuesit, shumica pa maska dhe pa ndjekur rregullat e distancës, shprehen  se masat e autoriteteve po ndikojnë shumë në ekonomi dhe jetën shoqërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026