Gjykata gjermane miraton përgjimin e AfD-së, si një parti potencialisht ekstremiste
Gjykata e Lartë gjermane vendosi sot se shërbimi gjerman i inteligjencës BfV mund të vazhdojë ta trajtojë partinë e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) si një parti potencialisht ekstremiste, për këtë arsye ka të drejtën të kryejë mbikëqyrje ndaj saj.
Me këtë vendim, një gjykatë në shtetin gjerman të Rhine-Westfalisë refuzoi apelin e AfD kundër një vendimi të gjykatës më të ulët në Këln në vitin 2022, duke deklaruar se BfV “ruajti proporcionalitetin në masat e saj”.
BfV-së i lejohet, sipas këtij aktvendimi, të hetojë dhe monitorojë AfD-në, përfshirë përgjimet, si dhe të rekrutojë anëtarë të partisë si informatorë, raporton DW.
Ministrja e Brendshme Nansi Feser vlerësoi se vendimi i sotëm dëshmon se Gjermania është e gatshme të mbrojë vlerat e saj demokratike, duke e quajtur atë një “demokraci mbrojtëse”.
AfD, e cila kryeson në sondazhet në disa shtete lindore që shkojnë në zgjedhje më vonë këtë vit, është nën një vëzhgim të shtuar mbi deklaratat e supozuara raciste nga anëtarët e saj dhe akuzat se ka spiunë rusë dhe kinezë në radhët e saj.
AfD, e cila ka ende të drejtën e apelimit ndaj vendimit, ka rreth 20 për qind të votave në sondazhet kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre