‘BioNTech’ zgjeron prodhimin, ndërtesa në Marburg synon të ndihmojë në shtimin e dozave të vaksinave
Kompanitë ‘BioNTech’ dhe ‘Pfizer’ do të rrisin kapacitetin prodhues të vaksinës së tyre COVID-19 në 2.5 miliardë doza në fund të vitit 2021, lajmi u bë me dije nga ‘BioNTech’.
‘BioNTech’ prezantoi fabrikën e saj të re në qytetin gjerman të Marburg dhe një zgjerim të rrjetit të prodhuesve dhe furnitorëve të palëve të treta si drejtues të vëllimeve më të mëdha të vaksinave.
“Masat dhe diskutimet shtesë me partnerët e mundshëm për të zgjeruar më tej kapacitetin prodhues dhe rrjetin janë duke vazhduar”, bëri me dije kompania në një deklaratë me shkrim.
Që nga java e kaluar më shumë se 200 milionë doza të produktit, të njohur si BNT162b2 ishin furnizuar në më shumë se 65 vende, ndërsa urdhrat e nënshkruar për dorëzim në 2021 aktualisht arrijnë në 1.4 miliardë doza, tha BioNTech.
‘Përpjekjet për të rritur prodhimin në ndërtesën në Marburg, ku nisi prodhimin në shkurt, po bën “përparim të jashtëzakonshëm”, tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi Ugur Sahin.
Rregullatori i barnave të BE javën e kaluar dha miratimin ‘BioNTech’ për përdorimin e vaksinave COVID-19 të prodhuara në këtë strukturë, i cili ka parashikuar prodhim vjetor prej 1 miliard dozash.
Kompania po punon gjithashtu për një dozë të tretë të vaksinës së saj, duke ndjekur regjimin standard me dy doza , për të zgjatur mbrojtjen kundër COVID-19 të shkaktuar nga variante të reja, ndjekur me studime shtesë të planifikuara.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset