Gara e çiklizmit në Korçë/Shpallen 2 fitues, pjesëmarrës edhe nga Kosova e Maqedonia

13 Maj 2024 | 18:05

Një fitues nga Tirana dhe tjetri nga Shkodra, Olsion Veliaj e Mateo Balaj kanë triumfuar në garën e çiklizmit të zhvilluar në Korçë në dy etapat e kupës së Shqipërisë.

Në të parën nga Qukësi në Korçë, fitoi kryeqytetasi Veliaj, teksa në etapën e dytë Korçë-Bilisht-Goricë e Madhe, e cila ishte dhe ajo që kishte më tepër vështirësi, vijën e finishit e kaloi i pari Mateo Balaj.

“Ishte më e vështirë sepse terreni ishte ngjitës dhe intenerari ishte më i gjatë. E mendova me djalin nga Shkodra, e menduam të bëja shkëputja sepse unë jam mirë me terrenin e fushës dhe mendova të bëj shkëputje në fund, u bashkuam, mbajtëm ritëm. Janë shumë gjëra sepse sporti do bazë materiale, ka kosto, rrugë nuk ka, shumë njerëz e mendojnë sport të rrezikshëm e nuk e marrin përsipër”-tha  Olsian Veliaj.

“Kjo etapë shkoi shumë mirë, kemi miqësuar me vendin e parë, kishte malore të veçanta. Unë bashkë me Veliajn edhe Henri Hysen ishim duke ecur fort në malore, ishte strategji e imja sepse sa më shumë ngarkesë aq më shumë lodhje ka. Finishi pas një bashkëpumimi dje, sot fitova unë”-tha Mateo Balaj, çiklist.

Kreu i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku ngre si shqetësim mungesën buxhetin jo të mjaftueshëm.

“Mbështetje ka nga ministria e sporteve por nuk është një buxhet që mund të mbulojë këtë lloj aktiviteti që bëhet. Vetëm xhiro e Shqipërisë në bazë të dokumentacionit ka shkuar 19 milion lek. Gjithë fondi ka qenë 123. Ka aktivitete të tjera dhe janë bërë e aktivitete të tjera”- u shpreh Skënder Anxhaku, kreu i Federatës Shqiptare të çiklizmit.

Në këtë kompeticion morën pjesë 40 çiklistë të moshave të ndryshme, ku nuk munguan as ata nga Kosova e Maqedonia.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026