Vrasja e efektivit, bie pista e hakmarrjes. Policia: 30 mijë € për çdo informacion

13 Maj 2024 | 15:33

Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 30 mijë euro për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e shtetasit Asllan Mernica, autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz të Fierit.

Drejtori i policisë së qarkut Fier, Lorenc Panganika ka përjashtuar pistën e hakmarrjes gjatë një prononcimi për media, ku tha se shkaku ka qenë nje konflikt i çastit.

I ati i viktimës, është akuzuar për një vrasje në vitin 1997, për të cilën ka marrë pafajësinë.

Familja Cenalia është nga Hasi i Kukësit dhe jetonte prej disa vitesh në Fier.

Në momentin e ngjarjes polici ishte jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë policie, duke shkuar për të marrrë turnin.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, vrasja ndodhi pas një debati të çastit që polici pati me shtetasin Asllan Mernica.

Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Policia bën me dije se po punon për kapjen e autorit dhe ka vendosur një shpërblim prej 30 mijë euro për këdo që do të japë informacion që mund të çojë drejt arrestimit të tij.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026