1 miliard $ armë Izraelit, plani i Biden një javë pasi ndaloi furnizimin me bomba
Shtëpia e Bardhë i ka komunikuar Kongresit se dëshiron të dërgojë mbi 1 miliard dollarë armatime të reja Izraelit.
Lajmi vjen pavarësisht kundërshtimit që Shtetet e Bashkuara i bëjnë ofensivës në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelit në qytetin e Rafahut, në jug të Gazës.
Javën e kaluar administrata amerikane njoftoi se kishte ndërprerë furnizimet me bomba për Izraelin, nën shqetësimin se shumë civilë mund të vriteshin në zonat e populluara.
Sidoqoftë, paketa e re e ndihmës, sipas mediave amerikane, duhet ende të aprovohet nga Kongresi.
Ajo përfshin 700 milionë dollarë municione tankesh, 500 milionë automjete luftarake dhe 60 milionë në shashka mortaje.
Të martën tanket izraelite avancuan me thellë në zonat e banuara në jug-lindje të qytetit të Gazës.
Muajin e kaluar, Kongresi miratoi një draft me vlerë 95 miliardë dollarë ndihma për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin.
Një raport i javës së kaluar i Departamentit të Shtetit konstatonte se Izraeli mund të kishte shkelur ligjet ndërkombëtare me përdorimin e armëve amerikane.
Por, pavarësisht se ishte një kritikë ndaj operacioneve izraelite në Gaza, raporti nuk e përcaktonte nëse ligjet në fjalë ishin shkelur.
Transferimi i armëve në Izrael është kthyer në një çështje politike për presidentin Biden përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen në nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane