Dështon takimi për dinarin, Lajçak: I gatshëm t’i pres palët sërish

15 Maj 2024 | 19:53

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e sotëm, të shtatin me radhë, nuk është arritur marrëveshje me kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviç.

Në platformën “X” Lajçak ka shkruar se është i gatshëm t’i presë Bislimin e Petkoviçin prapë kur të tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje rreth “dinarit”.

“Prita për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje. Jam gati të pres përsëri palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, ka shkruar ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026