Balluku pas dëshmisë në SPAK: Drejtësia të bëjë punën e saj, ne do ta mbështesim

15 Maj 2024 | 20:04

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u paraqit pasditen e së mërkurës në SPAK ku qëndroi rreth 3 orë.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga Prokuroria e Posaçme Balluku u shpreh se ishte thirrur lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Ajo tha se drejtësia duhet të bëjë punën e vet lidhur me këtë dosje, që siç theksoi ka ardhur koha të zbardhet në mënyrë që të ndahet e mira nga e keqja.

“Ishte një thirrje për sa i përket dosjes 255 që është inceneratori i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosjeje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve për atë që ne e kemi folur gjithmonë, pra qeveria ka punën e saj, parlamenti punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur pa dyshim. Kjo është një që dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë një herë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi pafalshëm”, – tha Balluku.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026