Vritet 40-vjeçarja shqiptare në Greqi, më parë kishte denoncuar partnerin për dhunë

16 Maj 2024 | 08:25

Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur mëngjesin e së enjtes në mes të rrugës në Menidi të Greqisë.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, gruaja u gjet e vrarë me një thikë në bark.

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga Policia greke, rezulton se 40-vjeçarja gjatë javës së Pashkëve u ishte drejtuar autoriteteve dhe kishte denoncuar bashkëshortin e saj të larguar për dhunë në familje.

Në atë kohë, oficerët i kishin ofruar ‘butonin e panikut’ dhe e informuan se nëse donte, mund ta çonin në një banesë tjetër, të cilën ajo e refuzoi.

Policia po punon për kapjen e bashkëshortit të saj, megjithëse ende nuk dihet nëse e ka kryer ai krimin dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026