Biden-Trump pranojnë debatin, datat e përballjes televizive të dy rivalëve
Joe Biden dhe Donald Trump kanë rënë dakord për të mbajtur dy debate televizive, në qershor dhe në shtator, duke bërë gati skenën për duelet politike, që mund të ndikojnë në garën për Shtëpinë e Bardhë.
CNN do të presë debatin e parë që do të mbahet më 27 qershor, ndërsa i dyti, më 10 shtator, do të zhvillohet në transmetuesin tjetër ABC News.
Njoftimi erdhi pasi presidenti demokrat Joe Biden parashtroi kushtet e tij për debatin me paraardhësin e tij republikan në prag të zgjedhjeve të nëntorit.
CNN deklaroi se në debatin e qershorit në Atlanta nuk do të ketë audiencë. Ai do të ketë si moderatorë Xhejk Teper dhe Dana Besh.
Ndërsa ABC bëri të ditur se prezantuesit e saj Dejvit Mjuir dhe Linsi Dejvis do të drejtojnë duelin e dytë, por pa saktësuar se në cilin lokalitet do të zhvillohet.
Sidoqoftë, debatet janë organizuar paksa herët për një vit elektoral. Ish-presidenti Trump njoftoi në platformën e tij “Truth Social” se kishte pranuar një ftesë nga Fox Neës për një debat të tretë më 2 tetor.
Por drejtuesja e fushatës së Biden deklaroi se presidenti i kishte bërë të qarta kushtet e tij për dy debate kokë më kokë dhe se Trump i kishte pranuar ato.
Të dy kandidatët që kërkojnë mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë më herët kishin shkëmbyer replika në rrjetet sociale.
“Më thuaj kur dhe le të bëhemi gati për të bërë hatanë”, kishte thënë Trump. Ndërsa Biden u përgjigj duke thënë se, “Trump ishte i lirë vetëm të mërkurave”, duke iu referuar procesit të tij gjyqësor në Nju Jork.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë