Ambasada e Kosovës në Jerusalem, për analistin Hajrullahu një çështje e mbyllur

31 Mars 2021 | 16:52

Analisti politik, Muhamet Hajrullahu tha në Euronews Albania se një javë para se Glauk Konjufca të zgjidhej kryetar Kuvendi ai e kishte intervistuar dhe sa i takon raporteve të Kosovës dhe Izraelit kishte dhënë sinjale se kjo temë mund të rishqyrtohet.

Pra, siç tregoi dhe analisti, Konjufca ka shprehur, se pa cenuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe duke mos hedhur poshtë marrëveshjen për njohjen nga Izraeli, do të mund të konsideronte çështjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ndërkaq deklarata e ministres së Jashtme, znj. Gërvalla bie në kundërshtim me kryetarin e Kuvendit sepse ajo tha që nuk pajtohet me opinionin e tij.

“Personalisht mendoj që është çështje e mbyllur sepse ambasadat tashmë janë hapur, partnerët e Kosovës qofshin Turqia dhe vende të tjera duhet ta kuptojnë këtë si diçka mes dy shteteve. Izraeli e ka njohur tashmë republikën e Kosovës. Tashmë janë vendosur dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve dhe natyrshëm duhet ecur përpara. Momentalisht, nuk e shoh si temë kryesore,” – u shpreh Hajrullahu.

Sipas analistit politik është Gërvalla ajo që në një farë mënyre ka heshtur presionin mbi institucionet nëse qeveria Kurti do t’i kthehet çështjes Kosovë-Izrael.

Ndërkaq sa i takon letrës së Blinken për Vuçiç ku i kërkon mbylljen e dialogut me Kosovën, Hajrullahu tha se e konsideron një çështje në favor të Kosovës. Duke qenë se Blinken dhe Biden janë shumë të familjarizuar me çështjen e Kosovës, kjo e fundit do dijë ta shfrytëzojë diçka të tillë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026