Putin: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Kharkiv, çfarë synojmë me sulmet e reja

17 Maj 2024 | 13:12

Vladimir Putin mohoi këtë të hënë që pushtimi i qytetit të Kharkiv të jetë pjesë e planit aktual të Rusisë.

Në vend të kësaj, Moska synon të krijojë një “zonë tampon” për sigurinë e vetë Rusisë, tha ai.

Duke folur gjatë një konference për shtyp nga pekini, presidenti rus theksoi se të gjitha operacionet në Ukrainë po shkojnë sipas planit.

“Për sa i përket asaj që po ndodh në drejtimin e Kharkiv. Ky është gjithashtu faji i tyre, sepse ata bombarduan dhe vazhdojnë, për fat të keq, të bombardojnë lagjet e banuara në zonat kufitare, duke përfshirë Belgorodin,” shtoi ai.

“Aty po vdesin civilë. Është e qartë. Ata qëllojnë drejtpërdrejt në qendër të qytetit, në zonat e banuara. Dhe unë e thashë publikisht se nëse kjo vazhdon, ne do të detyrohemi të krijojmë një zonë sigurie, një zonë tampon. Kjo është ajo që ne po bëjmë”- deklaroi presidenti rus.

Ukraina deklaroi se situata në rajonin e Kharkiv  është “stabilizuar” dhe sulmet e ushtrisë ruse janë zmbrapsur.

Presidenti Zelenskyy pranoi se Rusia ka përparuar deri në 10 km në zonë pas përpjekjeve të Moskës të nisura një javë më parë për zgjerimin e vijës së frontit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026