BE çon Poloninë në gjyq, KE: Ligji për ndëshkimin e gjykatësve minon pavarësinë e tyre
Këtë të mërkurë, Komisioni Evropian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Evropiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Ligji polak për ndëshkimin e gjykatësve minon pavarësinë e tyre, deklaroi komisioneri evropian për Drejtësinë.
Debati për reformën në drejtësi mes qeverisë nacional-konservatore në Poloni dhe Bashkimit Evropian është ashpërsuar. Këtë të mërkurë Komisioni Evropian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Evropiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Autoritetet e Brukselit shohin rrezikimin e pavarësisë së gjykatësve polakë, bëri të ditur komisioneri evropian për Drejtësinë, Didier Reynders të mërkurën në Bruksel.
Komisioneri evropian për Drejtësinë, Didier Reynders deklaroi se ligji rrezikon pavarësinë e gjykatësve polakë dhe si i tillë bie ndesh me legjislaturën e Bashkimit Evropian
“Komisioni ka vendosur ta çojë Poloninë në Gjykatën e Lartë Evropiane. Ky është një hap i rëndësishëm kundrejt ligjit që Polonia ka miratuar në shkurt të këtij viti mbi sistemin gjyqësor. Ky ligj i ndalon gjykatat polake që të aplikojnë legjislaturën evropiane për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit. Për më tepër, gjykatësit polakë rrezikojnë pezullimin nëse nuk i garantohet imuniteti”, u shpreh z. Reynders
Sipas Komisionit Evropian ka dy probleme konkrete: Nga njëra ligji për disiplinimin e gjykatësve minon pavarësinë e gjykatësve polakë dhe nuk përputhet me priorizimin e së drejtës evropiane.
Nga ana tjetër dhoma disiplinore e Gjykatës së Lartë polake nuk duhet të jetë më aktive, sepse me gjasa nuk është e pavarur. Ligji për disiplinimin e gjykatësve është në fuqi në Poloni që nga shkurti i vitit 2020. Ai parashikon që gjykatësit të ndëshkohen me gjoba, zbritje në detyrë apo lirim nga detyra, nëse venë në pikëpyetje kompetencën vendimmarrëse apo legjitimitetin e një gjykatësi tjetër, një dhome gjykimi apo gjykate. Po ashtu ata nuk lejohet të aktivizohen politikisht.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet