Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

17 Maj 2024 | 20:33

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor pavarësisht një paralajmërimi nga Moska se çdo veprim i tillë do të shkaktonte kundërpërgjigje të shpejtë.

Mediat që u ndaluan janë ‘Zëri i Evropës’, agjencia e lajmeve ‘RIA Novosti’ dhe gazetat ‘Izvestia’ dhe ‘Rossiyskaya Gazeta’, me arsyetimin se ato “kanë luajtur rol thelbësor në mbështetjen e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë, shkruan VOA.

Vendimi është pjesë e raundit të 14-të të planifikuar të sanksioneve kundër Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë, që filloi në vitin 2022. Blloku evropian ka sanksionuar më parë mediat tjera shtetërore ruse ‘Russia Today’ dhe ‘Sputnik’.

BE-ja kishte paralajmëruar për masën në fillim të kësaj jave, duke bërë që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova të paralajmëronte: “Ne do të përgjigjemi me shpejtësi rrufeje dhe me pasoja jashtëzakonisht të rënda për perëndimorët”. Nuk ishte e qartë se si do të kundërpërgjigjet Moska.

Në një intervistë me gazetën ‘Izvestia’, kreu i departamentit ndërkombëtar të Sindikatës Ruse të Gazetarëve (RUJ) e quajti ndalimin e BE-së ‘të paligjshëm’ dhe tha se çështja duhej të ishte vendosur nga një gjykatë.

Timur Shafir tha se ndalimi do të parandalonte rusishtfolësit që jetonin në pjesë të Evropës, që dikur kanë qenë nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik, të kenë qasje në atë që ai e quajti ‘informacion alternativ’ mbi ngjarjet botërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026