Rusia vijon sulmet në Kharkiv, ku Putin synon të krijojë një zonë neutrale

17 Maj 2024 | 18:54

Rusia po i vazhdon sulmet në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, ku Moska synon ta krijojë një “zonë neutrale”.

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 17 maj se zona e luftimeve është zgjeruar për 70 kilometra. Kjo e ka detyruar Kievin, i cili përballet me mangësi në fushëbetejë tashmë, të dërgojë më shumë trupa në këtë zonë lufte dhe të dobësohet në pjesët e tjera.

Duke folur gjatë një vizite në Kinë më 17 maj, presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia ka nevojë ta krijojë një zonë të sigurisë, pasi Ukraina po kryen sulme të vazhdueshme në rajonet kufitare ruse si, Belgorod, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në veri të qytetit Kharkiv.

“Civilët po vdesin atje. Është e qartë. Ata po e godasin direkt qendrën e qytetit, zonat e banimit. E kam thënë publikisht se, nëse kjo vazhdon, ne do të detyrohemi ta krijojmë një zonë të sigurisë, një zonë neutrale. Këtë po e bëjmë”, tha Putin.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 16 maj se situata në verilindje të rajonit Harkiv, ku forcat ruse kanë çarë përpara me një ofensivë të gjerë prej javës së kaluar, vazhdon të jetë shumë e vështirë, por “përgjithësisht nën kontroll”.

Syrskiy tha në Telegram se ofensiva e Moskës dështoi , sepse ishte nisur para kohe.

“Armiku e nisi një ofensivë shumë para kohe, kur i vërejti lëvizjet e trupave tanë. Megjithatë, ajo dështoi të depërtojë përtej mbrojtjes sonë”, shkroi Syskiy.

Por, ai shtoi se Ukraina e “kupton se na presin beteja të vështira”.

Betejat më të ashpra janë duke u zhvilluar për qytetin Vovçansk, i cili ndodhet rreth 5 kilometra larg kufirit rus.

Administratori rajonal i Kharkivit, Oleh Synyehubov, tha më 17 maj se forcat ruse po bëjnë përpjekje për ta rrethuar qytezën e vogël, e cila është braktisur pothuajse nga të gjithë banorët e vet, përjashtuar rreth 200 njerëz që kanë ngecur brenda tij.

“Armiku ka filluar ta shkatërrojë qytetin. Nuk është vetëm rrezik të jesh atje, por edhe e pamundur”, tha Synyehubov.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026