Sekretari i Jashtëm i Britanisë David Cameron viziton Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të do të vizitojë Shqipërinë më datë 22 maj. Burime bëjnë me dije se gjatë vizitës së tij në Tiranë, shefi i diplomacisë britanike do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj si dhe me Ministrin e Jashtëm Igli Hasani. Vizita e tij e parë në Shqipëri do të zhvillohet me qëllim për të prezantuar një program të ri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Sipas tabloidit britanik “The Sun” Sekretari i Jashtëm Cameron do të vijë në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
Kjo vizitë e tij vjen në një kohë që nga mediet britanike shumë shpesh në vitet e fundit është ngritur shqetësimi në lidhje me kriminalitetin në qytetet britanike nga bandat shqiptare që merren me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Por gjithashtu kjo vizitë është tregues i rikthimit të vëmendjes së Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor pas daljes nga Bashkimi Europian.
Disa ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij britanik Rishi Sunak, ku një nga temat e diskutuara ishte edhe kalimi i La Manshit me gomone të emigrantëve illegal që në një numër të madh janë shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset