Vdekja në aksident e presidentit iranian, reagojnë Kina, Rusia dhe Turqia

20 Maj 2024 | 10:53

Kina dhe Rusia janë ndër vendet e fundit që kanë reaguar në lidhje me vdekjen në një aksident ajtor të Presidentit të Iranit Ebrahim Raisi.

Ministria e Jashtme kineze lëshoi ​​një deklaratë për media ku bëri me dije se presidenti Xi Jinping kishte qenë tashmë në kontakt me udhëheqjen iraniane për të shprehur ngushëllimet e tij.

Edhe Vladimir Putin tha se Raisi kishte dhënë kontribut “të paçmuar” në marrëdhëniet Moskë-Teheran ndërsa shprehu ngushëllimet.

Ndërkohë, ministri i jashtëm Sergei Lavrov e përshkroi presidentin dhe ministrin e tij të jashtëm si “miq të Rusisë”.

“Roli i tyre në forcimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë ruso-iranian dhe partneritetin e besuar është i paçmuar,” tha ai.

“Ne shprehim sinqerisht ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe për të gjithë popullin mik të Iranit. Mendimet dhe zemrat tona janë me ju në këtë orë të trishtuar”, theksoi Lavrov.

Shumë liderë botërorë dhe rajonalë kanë shprehur ngushëllimet e tyre në lidhje me vdekjen e Raisit, më poshtë gjeni disa prej tyre.

Turqia 

“Si koleg i cili personalisht dëshmoi përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë gjatë kohës së tij në pushtet, e kujtoj zotin Raisi me respekt dhe mirënjohje”, tha Presidenti Erdogan.

“Që në momentin e parë që dëgjuam për aksidentin, ne kemi qenë në kontakt me autoritetet iraniane dhe kemi mobilizuar të gjitha mjetet për të ndihmuar përpjekjet e kërkimit”, tha ministri i jashtëm Hakan Fidan.

“Institucionet përkatëse, duke përfshirë ministrinë tonë të mbrojtjes dhe autoritetin AFAD për fatkeqësitë bënë më të mirën e tyre, por për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të dëgjonim lajme të mira”, shtoi ai.

Katari

“Ngushëllime të sinqerta qeverisë dhe popullit të Republikës Islamike të Iranit për vdekjen e Presidentit Ebrahim Raisi, Ministrit të Jashtëm Hossein Amir Abdullahian dhe zyrtarëve shoqërues në aksidentin e dhimbshëm të helikopterit”, tha Emiri Sheikh Tamin bin Hamad al Thani.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”- tha ai.

Egjipti

Presidenti Abdel Fattah el-Sisi i Egjiptit shprehu solidaritetin e vendit të tij me “udhëheqjen dhe popullin e Iranit në këtë humbje të madhe”.

Hezbollahu

Grupi militant libanez Hezbollah, i cili ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga Irani dhe është një anëtar i lartë i “boshtit të tij të rezistencës” rajonal, shprehu ngushëllimet për vdekjen e Raisit.

“Ishte një vëlla i madh për ne, një mbështetës e fortë dhe një mbrojtës i vendosur i çështjeve tona dhe të kombeve arabe, veçanërisht Jeruzalemit dhe Palestinës, dhe një mbrojtës i lëvizjeve të rezistencës dhe atyre që luftojnë në emër të tyre në të gjitha postet e përgjegjësisë që mbante”, theksohet në reagim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026