Braçe: Jemi detyruar t’i mbajmë kontratat koncensionare që po u prishën i bëjnë dëm shtetit
I ftuar në studion e “Ilva Now”, zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se në lidhje me kontratat koncensionare nuk amniston asgjë dhe mban përgjegjësi për çdo firmë që ka hedhur.
“Mbaj përgjegjësi për çdo gjë që pa diskutim është bërë në kapërcim të kufijve të ligjit, edhe për ato që nuk përputhen me bindjet e mia, as politike, as ideologjike dhe as morale,” – tha Braçe.
“Nuk amnistoj asgjë, i dal zot çdo firme të hedhur dhe çdo vendimi të marrë,” – u shpreh zëvendëskryeministri i vendit.
Z. Braçe tha se qeveria ka qenë e detyruar të mbajë disa kontrata, moszbatimi i të cilave do i shkaktonte dëme buxhetit të shtetit.
“Kemi qenë të detyruar të mbajmë ato kontrata të cilat po të prisheshin mund të shkaktonin dëme më të mëdha për buxhetin e shtetit”, tha z. Braçe.
Erion Braçe theksoi për kontratat koncensionare se janë bërë kur Partia Socialiste ishte në opozitë.
“Termi “oligark” i përdorur politikisht fsheh oligarkët e vërtetë. I kam njohur këta personazhe vetë. Favoret e tyre janë disa kontrata koncensionare, i trashëgojnë që nga ato vite dhe ne jemi të detyruar t’i respektojnë”, shtoi z. Braçe
LEXONI GJITHASHTU:
- Erion Braçe me objektiva të qartë: Në Fier luftojmë për 11 mandate
- ”Thonë se kam harruar që jam pjesë e qeverisë”, Erion Braçe tregon se si do të ishte si opozitar
- Erion Braçe: Pritja e Bashës në Fier nuk ishte entuziaste por kriminale, pasi rrezikon jetë njerëzish
- Erion Braçe kujton Bashkim Finon, momentet e njohjes dhe cilësitë që kishte
- A vendos Rama fatin politik të figurave në PS? Si përgjigjet zv.kryeministri Erion Braçe
- Erion Braçe: Lufta Nacionalçlirimtare duhet t’u duket “Rock” të rinjve
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës