Martesa e grave në Tiranë, Kisha Katolike: Personi që i kurorëzoi s’ka lidhje me ne

20 Maj 2024 | 11:42

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka reaguar pas ceremonisë së martesës mes dy grave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara një ditë më parë në ambientet e bashkisë së Tiranës.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Kisha Katolike shprehet se :martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar”, ndërsa sqaron se personi që ka kurorëzuar këtë martesë nuk ka asnjë lidhje me kishën katolike.

“Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini. Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që: a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar. b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë. c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën”, thuhet në një deklaratë të Konferencës Ipeshkvnore e Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Maturantët po zhvillojnë këtë të martë provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje. Qindra nxënës i janë drejtuar qendrave të testimit...
09:17 | 23/06/2026

Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar këtë të martë me një sërë lëvizjesh dhe emërimesh në nivelet drejtuese, pas përfundimit të konkurrimeve për drejtues qarqesh dhe...
09:14 | 23/06/2026

Vazhdon konflikti në Aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja për grupet e punës

Tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës kanë vijuar edhe këtë të martë, duke sjellë bllokimin e hyrjes për grupet e punës dhe nënkontraktorët e...
08:24 | 23/06/2026