Çfarë dihet nga vdekja në aksident e presidentit iranian, momenti kur nxirren trupat

20 Maj 2024 | 12:57

Televizioni shtetëror iranian ka dhënë lajmin zyrtar mbi vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, duke e cilësuar atë një “martir” dhe duke saktësuar se ceremonia mortore në nder të tij do të mbahet të martën në qytetin Tabriz.

Gjysmë Hëna e Kuqe iraniane ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bord me kreun e shtetit kanë vdekur.

Autoritetet iraniane po identifikojnë trupat e karbonizuar të pasagjerëve. Mes viktimave janë edhe truprojat e presidentit, gjenerali Mehdi Mousavi, pjesëtar i Gardës Revolucionare, piloti, ndihmësi i tij dhe tekniku i fluturimit.

Gjithashtu, në helikopter ndodhej edhe ministri i Jashtëm dhe një numër autoritetesh vendore.

Mjeti fluturues u rrëzua pasi hasi në një mjegull të dendur. Pjesë të tij u gjetën në rrugën drejt fshatit iranian Khoilar Kalam.

Ishte një dron turk që zbuloi një “burim nxehtësie” në një zonë të Azerbaixhanit lindor, ku menjëherë u dërguan 73 skuadra shpëtimi, të cilat vepruan në kushte meteorologjike të vështira, me shi dhe mjegull, që reduktonin shikueshmërinë.

Vendngjarja ndodhet rreth 100 kilometra nga qyteti Tabriz. Edhe presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e dy avionëve, një helikopteri dhe 50 efektivëve për të kërkuar helikopterin.

Ndërkohë, me një mesazh drejtuar aleatëve, por edhe armiqve, duke nisur nga Izraeli, ajatollahu Ali Khamenei, lideri suprem i vendit, ka siguruar se në Iran nuk do të ketë një vakum pushteti. Edhe vetë qeveria iraniane ka deklaruar se do të vijojë punën pa ndërprerje.

Kilikoni këtu për të parë videon kur grupet e kërkim-shpëtimit mbërrijnë në shpatin e malit ku u rrëzua helikopteri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026