Putin telefonon presidentin e ri të Iranit, zbardhet biseda mes dy liderëve

20 Maj 2024 | 13:58

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me presidentin e përkohshëm të Iranit, Mohammad Mokhber.

Kremlini bën me dije se gjatë bisedës të dy liderët theksuan “qëllimin e tyre të ndërsjellë për të forcuar më tej ndërveprimin ruso-iranian”.

Mokhber u konfirmua se do të merrte qeverisjen e vendit në baza të përkohshme pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi.

Ai është pjesë e këshillit prej tre personash, së bashku me kryetarin e parlamentit dhe kreun e gjyqësorit, do të organizojnë zgjedhjet e reja presidenciale brenda një maksimumi prej 50 ditësh.

Presidenti i Iranit së bashku me ministrin e Jashtëm vdiqën pas një aksidenti ajror pasditen e të dielës.

Mjeti fluturues u rrëzua pasi hasi në një mjegull të dendur. Pjesë të tij u gjetën në rrugën drejt fshatit iranian Khoilar Kalam.

Ishte një dron turk që zbuloi një “burim nxehtësie” në një zonë të Azerbaixhanit lindor, ku menjëherë u dërguan 73 skuadra shpëtimi, të cilat vepruan në kushte meteorologjike të vështira, me shi dhe mjegull, që reduktonin shikueshmërinë.

Vendngjarja ndodhet rreth 100 kilometra nga qyteti Tabriz. Edhe presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e dy avionëve, një helikopteri dhe 50 efektivëve për të kërkuar helikopterin.

Ndërkohë, me një mesazh drejtuar aleatëve, por edhe armiqve, duke nisur nga Izraeli, ajatollahu Ali Khamenei, lideri suprem i vendit, ka siguruar se në Iran nuk do të ketë një vakum pushteti. Edhe vetë qeveria iraniane ka deklaruar se do të vijojë punën pa ndërprerje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026