Funerali i Raisit, iranianët vajtojnë presidentin: Na bëri krenar, poshtëroi armiqtë
Ceremonia e funeralit të presidentit iranian, Ebrahim Raisi, nisi këtë të martë në qytetin e Taprizit në veriperëndim të Iranit dhe do të zgjasë për tre ditë me radhë.
Një kamion që mbante arkivolet e presidentit të ndjerë, ministrit të jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit, përshkoi turmën me njerëz që ishte mbledhur në sheshin e qytetit.
Kamioni ishte i zbukuruar me lule të bardha dhe qytetarët e mbledhur vajtonin dhe shtyheshin për të vendosur duart mbi arkivolin e Presidentit.
AFP ka publikuar disa nga deklaratat e marra nga qytetarët e pranishëm në ceremoni.
Hasti Amiri, një banor i Teheranit, tha: “Që nga momenti që dëgjuam lajmin e rrëzimit… ishim të shqetësuar se çfarë do të ndodhte me ne, me atë (Ebrahim Raisi) dhe me vendin tonë.
“Të gjithë ne ishim të shkatërruar kur u bë e ditur se ai kishte vdekur.”
Mohammad Beheshti, një tjetër banor nga kryeqyteti, tha se ishte i trishtuar që Irani humbi një lider kaq të fuqishëm.
“Ne ishim të tronditur që humbëm një karakter të tillë, një karakter që e bëri Iranin krenar dhe i poshtëroi armiqtë,” tha ai.
“Veçanërisht gjatë muajit të kaluar ne pamë se si fuqia e tij poshtëroi Izraelin dhe Amerikën dhe sesi Irani u ngrit në madhështi.”
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta