KPA merr vendimin për kreun e KLP, Alfred Balla 15 vite larg drejtësisë

21 Maj 2024 | 15:39

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë këtë të martë vendimin për shkarkimin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla.

Për 15 vitët e ardhshëm Alfred Balla nuk do mund të kandidojë për prokuror apo gjyqtar apo për funksione te tjera në sistemin e drejtësise. Vendimi i kolegjit të posaçëm të apelimit prishi vendimin e KPK, për të cilën ushtroi ankim komisioneri publik.

“Trupi gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Alfred Balla. Ai nuk mund të emërohet si gjyqtar, apo prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, apo i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, inspektor i lartë i drejtësisë  apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë në 21, 05, 2024”,-tha gjyqtarja.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026