Gjergji Vurmo: Grupet që kanë korruptuar sistemin do përpiqen të legjitimojnë kapjen e shtetit
Grupet që kanë korruptuar sistemin do të përpiqen të legjitimojnë kapjen e shtetit, deklaroi studiuesi Gjergji Vurmo në emisionin “Me Pak Fjalë”.
Raporti i fundit i Transparency International (TI) ka ngritur shqetësimin e kapjes së shtetit në Shqipëri, që është niveli më lartë i korrupsionit.
Studiuesi Gjergji Vurmo, i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, është një nga autorët e raportit të TI.
Ai tha se raporti përfshin periudhën nga 2008 deri 2020 dhe “ka kapur periudhat e të gjitha palëve politike kur kanë qenë në pushtet”.
“Rreth 30 raste të korrupsionit të lartë dhe 9 ligje me porosi por ajo listë nuk është e plotë”, tha Vurmo.
Studiuesi tregoi se është e vështirë të përcaktohet se kur ka nisur kapja e shtetit në Shqipëri, por një karakteristikë që ai vuri në dukje është se këto grupe janë “një hap përpara”.
“Në fillimet e tranzicionit kur ne po përpiqeshim të vendosnim rregullat bazë, këtu korrupsioni ishte normë. Kur nisëm të adresonim korrupsionin ata lëvizën në korrupsionin e nivelit të lartë. Kur u përqendruam te korrupsioni i nivelit të lartë ata u përqendruan tek kapja e institucioneve”, deklaroi ai.
Sipas Vurmos, “hapi vijues është legjitimimi i kapjes përmes mbështetjes popullore” duke u zgjedhur kështu në institucionet përfaqësuese.
Sa i përket qëllimit të raportit, studiuesi shtoi se “është të identifikojmë mekanizmin e kapjes dhe ta zhbëjmë për ta kuptuar”.
Kapja e shtetit nuk është thjeshtë korrupsion. Korrupsion është kur shteti bën një tender për të bërë një projekt me rëndësi publike dhe me kushte teknike të ndershme por njëri nga pjesëmarrësit paguan rryshfet për t’u shpallur fitues.
Kapje e shtetit është kur publiku nuk ka nevojë fare për këtë shërbim por shteti e vendos ta bëjë këtë shërbim, t’i bëje edhe specifikimet e tenderit vetëm për një kompani.
Për të dalë nga kjo situatë e vështirë, Vurmo sugjeroi se “duhet ti marrim gjërat hap pas hapi por më e rëndësishmja është të shohim pak edhe më tej, të jemi edhe ne një hap para”.
Kjo sipas tij duhet bërë nga institucionet ligjzbatuese, por në një kohë kur ato mund të jenë të kapura, përgjigja duhet të vijë nga shoqëria civile, media dhe qytetarët e thjeshtë që të mos e pranojnë dhe denoncojnë këtë fenomen.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë