Franca ashpërson izolimin, bllokada e vendosur për Parisin shtrihet në gjithë vendin
Presidenti francez Emmanuel Macron, në një fjalim televiziv të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës ka bërë apel për një “mobilizim të përgjithshëm” në muajin prill.
Macron ka deklaruar se në 30 ditët e ardhshme do të “luhet shumë” në betejën kundër pandemisë dhe ka njoftuar se e gjithë Franca do të kalojë në zonë të kuqe.
Shefi i pallatit ‘Elize’ ka theksuar se, gjendja e kufizimit të përforcuar të vendosur për rajonin e Parisit dhe 18 territore të tjera më herët gjatë muajit do të zgjerohet në të gjithë Francën duke filluar nga 2 prilli dhe do të përfshijë mbylljen e dyqaneve të panevojshme dhe shtetrrethimin nga ora 19.
Ai ka paralajmëruar se, në rast të kundërt, Franca rrezikon të humbasë betejën me coronavirusin.
“Ne vendosëm më 18 mars të merrnim masa të tjera paralelisht me shtetrrethimin në thuajse 20 rajone. 2 javë pas marrjes së këtyre masave, shifrat flasin qartë. Kjo strategji pati efektet e para, por këto efekte janë të pamjaftueshme teksa epidemia lulëzon. Ne po përballemi me përhapjen e shpejtë të saj për shkak të variantit të ri dhe situata do dalë nga kontrolli nëse nuk veprojmë. Në muajt e ardhshëm duhet të kemi një kornizë të re pune”, tha presidenti i Francës.
Në fjalimin e tij, presidenti Macron ka njoftuar mbylljen e dytë të shkollave, për tri javë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet