Vdekja e Presidentit të Iranit, eksperti: Raisi ishte 1 nga 2 pretendentët për të…
Eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, është shprehur se vdekja e Presidentit të Iranit, Ebrahim Raisit, mund të jetë edhe një akt i organizuar.
Komentet Peka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se posti i Presidentit nuk ka ndonjë peshë të madhe në Iran, por Ebrahim Raisi, ishte edhe një nga dy kandidatët për të marrë rolin e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Khomeinit.
Kjo e fundit sipas tij mund të ketë qenë edhe një arsye për organizimin e vrasjes së tij.
“Në sistemin politik të Iranit qendra e pushtetit nuk është te Presidenti, por te lideri suprem Ajatollahu. Nga ata që ishin në helikopter ministri i Jashtëm ishte edhe më i rëndësishëm, sepse mbahej si një ndër profesionistët më të mirë iranian.
Ka kryer këto tre vitet e fundit një diplomaci aktive. Sidomos me Indinë për afrimin e dy vendeve.
Në këtë aspekt e gjithë fabula apo pasojat e këtij aksidenti, më shumë sesa fakti që është President dhe pasojat e humbjes së presidentit, lidhet me faktin që ishte një nga dy pretendentët kryesorë për të zëvendësuar Ajatollahun që është 85 vjeç dhe i sëmurë”, tha Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta