Vdekja e presidentit Raisi, Shtuni zbardh detaje: Pse Irani kërkoi ndihmë nga SHBA
Eksperti i sigurisë ndërkombëtare Adrian Shtuni ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se Irani ka kërkuar ndihmën e SHBA-së për të zbardhur incidentin që i mori jetën presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi.
Sipas Shtunit, helikopteri me të cilin udhëtonte Raisi ishte shumë i vjetër dhe ka mundësi që Irani të ketë kërkuar ndihmën e SHBA pikërisht për çështje teknike. Shtuni tha gjithashtu se është disi e dyshimtë që të dy presidenti dhe ministri i jashtëm fluturuan me të njëjtin helikopter, ndërsa kishin në dispozicion edhe dy të tjerë nga të cilët asnjë nuk u rrëzua.
“Helikopteri është blerë që në kohën e Shahut të Iranit, duhet të jetë i fillim viteve 70. Shahu i Iranit është rrëzuar në 79 nga revolucioni, helikopterët janë blerë më parë, ndaj mendoj se kjo është arsyeja se përse kërkojnë asistencë teknike nga SHBA. Unë jam i suprizuar si i përdorin akoma. Janë helikopterë të vjetër që nuk janë mirëmbajtur siç duhet.
Ndaj për mendimin tim është një lloj shpjegimi që mund të jetë një avari për shkak të mirëmbajtjeve, pasi edhe kushtet ku kanë fluturuar nuk kanë qenë të mira. Por nuk është e qartë se përse u lejuan dy nga figurat kryesore të sistemit të fluturojnë me të njëjtin helikopter, kur ishin tre helikopterë dhe vetëm ky u rrëzua, të tjerët jo”,-tha Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vdekja e Presidentit të Iranit, eksperti: Si hyn në lojë djali i liderit suprem
- Kë po mbështet Irani? Eksperti: E tregoi fuqinë, për 8 orë nuk gjeti dot presidentin
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë