Kë po mbështet Irani? Eksperti: E tregoi fuqinë, për 8 orë nuk gjeti dot presidentin
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi, ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur për vdekjen e presidentit të Iranit Ebrahim Raisi.
Ai tha ndër të tjera se kjo ngjarje e fundit tregoi edhe njëherë se fuqia e Iranit, nuk është ajo që flitet dhe se kjo është më tepër retorikë për konsum të brendshëm se sa fuqi e vërtetë. Ai tha se Iranit ju deshën mbi 8 orë që si përfundim të gjenin helikopterin ku vdiq presidenti i tyre me anë të ndihmës së ushtrisë turke.
“Nuk ka asnjë fakt që Teherani financon Hamasin. Nuk ka asnjë fakt që Irani është i përfshirë në mbështetje të hamasit, ka fakte që Irani mbështet Hezbollahun, ka fakte që mbështet ushtarakisht dhe me armatime Huthët, por nuk ka asnjë fakt që mbështet Hamasin. Kjo sepse mes ideologjisë fetare të Hamasit ka një ndarje të madhe skizmatike që përkthehet në sunizëm dhe shiizëm, ndaj është shumë e vështirë të thuhet se ka mbështetje.
Për më tepër pas sulmeve në ambasadën iraniane, u vërtetua se Irani nuk ka ndonjë kapacitet aq të madh, mua më duket më tepër retorik për konsum të brendshëm politik. E pam se si u neutralizuan të gjitha goditjet e Iranit. U vërtetua që ajo që i ka mbetur Iranit është për të vendosur nderin në vend. Imagjinoni, ndejtën 7-8 orë dhe nuk gjetën dot një helikopter. U detyrua ushtria turke të dërgonte dronin pa pilot që të gjente trupat e pajetë të ministrit të jashtëm dhe të presidentit Ebraim Raisi”,-tha Marlind Laçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vdekja e Presidentit të Iranit, eksperti: Si hyn në lojë djali i liderit suprem
- Vdekja e presidentit Raisi, Shtuni zbardh detaje: Pse Irani kërkoi ndihmë nga SHBA
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë