Procesi i vaksinimit, ‘Pfizer’, garanci për fëmijët. ‘AstraZeneca’ merr mbështetje
Kompania “Pfizer” ka njoftuar se vaksina e saj kundër COVID është e sigurt për fëmijët e moshës 12-vjeç.
Bëhet fjalë për një hap përpara në dhënien e vaksinës për këtë grupmoshë, përpara se fëmijët të kthehen në shkollë në vjeshtë.
Kompania njoftoi gjithashtu një shtim të prodhimit me 25% më shumë nga sa pritej, në 2.5 miliardë doza në 2021-shin.
Të dhënat paraprake nga 2.260 vullnetarë amerikanë të moshave nga 12 në 15-vjeç treguan se nuk kishte raste me COVID mes atyre që ishin vaksinuar tërësisht. Gjermania mirëpriti lajmin.
“Synimi është të kemi vaksina për fëmijët dhe adoleshentët sa më parë të jetë e mundur. Por, kjo kërkon një rishikim, pasi ky është vetëm studimi i parë, që duhet të aprovohet nga grupet e interesit”, u shpreh Hanno Kautz, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani.
Lajmi vjen teksa qeveria gjermane kufizoi përdorimin e “AstraZeneca” nga frika e mpiksjes së rrallë të gjakut mes njerëzve të rinj në moshë.
Por, Agjencia Evropiane e Barnave thotë se provat nuk e mbështesin këtë hipotezë.
“Përfitimet nga vaksina “AstraZeneca” në parandalimin e COVID, shtrimit në spital dhe vdekjeve janë më të mëdha se rreziqet e efekteve anësore”, tha Emer Cooke, drejtoreshë ekzekutive e EMA-së.
Edhe OBSH i dha kompanisë mbështetjen e saj.
“Duke parë provat e efikasitetit dhe sigurisë së saj, por dhe cilësinë e prodhimit, peshorja anon fuqishëm në favor të përdorimit të vaksinës. Ajo është një vaksinë e sigurt”, tha Kate O’Brien nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndërkohë, liderët e Gjermanisë, Francës dhe Rusisë mbajtën një video-konferencë të martën, në të cilën diskutuan për vaksinën ruse “Sputnik V”.
Kancelari Sebastian Kurz deklaroi se Austria mund të marrë dërgesën e parë të saj në fillim të javës tjetër.
Lexoni gjithashtu:
Vaksina e Pfizer/BioNTech 100% efektive për grupmoshën 12-15 vjeç
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë